
Krijimi i kolonive spanjolle e portugeze kishte synium zhvillimin e brendshme të Spanjës
e të Portugalisë.
Kështu, në marrëdhënien me kolonitë u zbatuan politikat merkantiliste.
Kolonitë e kishin
të ndaluar të bënin tregti ndërmjet tyre.
Vështirësi në marrëdhëniet me
kolonitë.
Portugalisë i mungonin burimet e mjaftueshme njerëzore e materiale për administrimin e
kolonive.
U rritën vështirësitë në komunikimin e drejtpërdrejtë
të Spanjës e të Portugalisë me kolonitë në Amerikën Latine.
Ndodhën ndryshime demografike, u rrit numri i kreolëve,
i metisëve, dhe mulatëtve.
Zhvillimet e Amerikës
Latine u karakterizuan nga ndërthurja e qytetërimit iberik (spanjoll e portugez) dhe të atij të popullsisë
vendase --- qytetërimi latinoamerikan.
Fundi i sundimit të Filipit II përkoi më shtimin e vështirësive në zhvillimin e gjithanshëm
të Spanjës.
- nuk nxitej zhvillimi i industrisë dhe i tregtisë vendase
- u pengua zhvillimi i klasës së
mesme (borgjezisë)
- kishte dëshirë të madhe për të qenë ushtarak, prift, murg