Ecuria drejt Bashkimit Europian ishte një proces i tërë që filloi me integrimin ekonomik.
Hapi i parë në integrimin ekonomik u hodh me krijimin në vitin 1951 të komunitetit europian të Qymyrit dhe Çelikut-KEQÇ, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve: Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Italia.
Në vitin 1956 u bë një hap i madh përpara me krijimin e Tregut të Përbashkët që filloi të quhet Komuniteti Ekonomik Europian- KEE.

Nga viti 1967 filloi të përdorej emërtimi Komuniteti Europian-KE.

Në vitin 1973 anëtare e KE u bënë dhe Britania, Danimarka, Irlanda. Numri i anëtarëve të KE u rrit me anëtarësimin e Greqisë (1981), të Spanjës dhe Portugalisë(1986).
Një ndryshim edhe më i madh u bë me nënshkrimin e Traktatit të Mahstritit, që u ratifikua më 1993.
Një ndryshim edhe më i madh u bë me nënshkrimin e Traktatit të Mahstritit, që u ratifikua më 1993.

Në fillim përfaqësuesit e 12 vendeve të KE, të mbledhur në Mahstrit të Holandës, miratuan marrëveshjen për arritjen e bashkimit monetar.
U vendos të përdorej EKU-monedhë e përbashkët.

Në vazhdim EKU u zëvendësua me EURO.
Pas ratifikimit të Traktatit të Mahstritit, Komunitetit Europian u emërtua Bashkimi europian-BE. Në BE u pranua Suedia, Finlanda, Austria. Në vazhdim në BE u anëtarësuan edhe vende të ish-Bllokut Lindor