Nga shek. XI e në vazhdim ndodhën ndryshime të rëndësishme në ekonomi .

Me përsosjen e mjeteve të punës u rrit prodhimi bujqësor dhe njëherësh u desh më pak fuqi punëtore për punët në bujqësi.

Zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punueshme solli dhe ndryshimin e detyrimeve të bujkrobërve. U kalua nga puna angari dhe shlyerja e tatimit në natyrë (me prodhime bujqësore e blegtorale) në tatim në para. Bujkrobërit të çliruar nga puna angari kishin më shumë kohë që të punonin për veten e tyre.