Një bibliotekë për çdo moshë… çdo kohë dhe për të gjithë lexuesit. Botimet tona janë ndër më të spikaturat, plot fantazi, art dhe risi në botën e madhe të librit. Çdo lexues gjen librin e tij.
Mirësevini në botën e librave IDEART!
Kërko për të zbuluar më shumë: letërsi artistike, botime për fëmijë, tekste shkollore, materiale didaktike dhe e-Learning.
Mirësevini në botën magjike të fëmijëve me botime plot imagjinatë, personazhe argëtues dhe ilustrime shumëngjyrëshe. Zbuloni botime të krijuara nga shkrimtarët më të mirë në botë për të argëtuar, frymëzuar dhe nxitur kureshtjen e fëmijëve, me histori të bukura, që e bëjnë leximin një përvojë të paharrueshme.
Zbulo botën e fëmijëveLetërsi shqipe dhe e huaj - prozë, poezi dhe ese - lexime filozofike dhe historike. Vepra të përzgjedhura që meritojnë një vend në bibliotekën tënde.
Shfleto katalogunShumëllojshmëri botimesh unike, ku do të gjeni artin e kulinarisë plot finesë, një tërësi librash dhuratë dhe kalendarë me shprehje motivuese. Dhurata e duhur për ju apo miqtë tuaj.
Gjej dhuratënTekstet tona mësimore janë bashkëkohore dhe të krijuar nga autorët më të njohur profesorë dhe mësues/e me përvojë në fushën e arsimit. Ato shoqërohen me materiale ndihmëse për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, duke e bërë procesin e të nxënit më tërheqës dhe efektiv. Po kështu, në mbështetje të mësuesve tekstet mësimore shoqërohen me materiale didaktike, libra mësuesi dhe plane mësimore.
Shiko tekstetPlatforma e-Learning e Ideart sjell tekstet shkollore në formë interaktive - video, materiale plotësuese, ushtrime dhe teste, të aksesueshme kudo nga nxënësit dhe mësuesit.
Hyr në platformë
Shtëpia botuese IDEART e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002.
Që në krye ajo nuk u konceptua si një editor për t’iu bashkuar radhës së botuesve të tregut shqiptar të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte lexuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.
Ky synim ka qenë dhe mbetet linfa e veprimtarisë botuese të IDEART, çka shfaqet qartësisht e mishëruar në moton tonë.
Duke ndjekur me besnikëri dhe përkushtim moton tonë, përmes veprimtarisë së vet botuese, IDEART arriti të bëhet shumë shpejt faktor në fushën e përfaqësimit të librit shqiptar dhe atij të përkthyer në shqip, librit shkollorë e së fundmi me risi si: librin dhuratë, librin e kuzhinës dhe metodat interaktive për mësimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes fillestare për fëmijë.
Falë përkushtimit të stafit, përzgjedhjes së autorëve dhe veprave, përkthyesve, grupit redaktorial dhe paraqitjes së lartë grafike, IDEART ka arritur të krijojë profilin e vet si botues i prirë drejt vendosjes së një sistemi vlerash, të rregullave të paanshme të editorisë, respektimin e të drejtave autoriale, orientimit nga bashkëkohësia letrare dhe hapje për bashkëpunim efikas.
Në botimet e veta, të formatuara për nivele të ndryshme lexuesish, që nga ai akademik e shkollorë e deri te lexuesi i zakonshëm dhe fëmijët, IDEART ka ofruar, nga njëra anë, pikëtakime me literaturën e sotme si përparësi dhe nga ana tjetër ruajtjen e kujtesës së shijes klasike të leximeve përmes prurjeve të përkthyesve të rinj në moshë, por me përvojë dhe sharm gjuhe. IDEART ka botuar rreth 300 tituj veprash, duke investuar kështu, për librin, autorët dhe lexuesin.
Në tregun e librit IDEART prezantohet me këto kolana botimesh: Letërsi Shqipe, Letërsi e Përkthyer, Lexime Filozofike, Lexime Historike, Letërsi për Fëmijë (Libërngrënësi), Libër Dhuratë, Libër Kuzhine, Libër Shkollor.
Që prej vitit 2025 Shtëpia Botuese IDEART ka pjesë të saj BOTART dhe JETART, duke pasuruar me më shumë se 500 tituj të rinj botimet e letërsisë për fëmijë dhe botimet me profil historik, psikologjik, politik, motivues etj.
Misioni ynë është që me botimet e larmishme të nxisim vëmendjen e lexuesit dhe të krijojmë një vend më shumë në bibliotekë.
Na shkruaj për bashkëpunime, materiale ndihmëse për tekstet shkollore apo qasje në platformën e-Learning.