Libër për Fëmijë Libër Artistik Libër për TY Libër Shkollor e-Learning Botime të Reja Rreth Nesh
Botart Jetart
Kontakt
Durazzo
Lexime Historike / Studime

Durazzo

600 Lekë

Durazzo-t, dozhët e purpurt të Republikës së vjetër të Gjenovës, janë padyshim një nga familjet më të shquara të diasporës shqiptare, familje e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj 9 dozhë, 2 kardinalë, 30 senatorë, 16 ambasadorë dhe personalitete të tjera të shkencës, filozofisë, fesë dhe kulturës e artit. Një aventurë e jashtëzakonshme e kësaj familje durrsake, e cila për t’u shpëtuar dyndjeve otomane mori udhët e detit për në drejtim të “Felix Italia”. Rrugës, piratët i bëjnë skllevër, por me të mbërritur në Gjenova ata e fitojnë përsëri lirinë. Në sajë të inteligjencës, kurajës dhe vullnetit, ata do të bëhen shumë shpejt të njohur në historinë e Gjenovës dhe të Evropës. Një libër me ngjarje ku gërshetohen personazhe të njohura të botës së artit nga Rubens e Van Dyck, Mozart, Gluck e deri te Napoleoni dhe perandori Joseph i II-të i Perandorisë austro-hungareze.

Autor
Luan Rama
ISBN
ISBN 978-99943-43-50-8
Faqe
176
Botimi
Tiranë, 2007
Lloji
Tjetër