Bëhet fjalë për tri veprat e para: Pasqyrë për Eskilin (Vepra 1) — 152 faqe, 600 lekë; Panoramë për Shekspirin (Vepra 2) — 400 faqe, 1000 lekë; Panoramë për Shekspirin (Vepra 3) — 280 faqe, 800 lekë. Fadil Paçrami ofron kontributin e tij edhe në lëmë të analizës dhe komentit letrar, mbi 7 vepra të Eskilit dhe 11 vepra të Shekspirit, të analizuara përmes metodës krahasuese dhe komenteve stilistike e përmbajtësore, kryesisht për lexuesin e niveleve universitare e shkollore.