Thonë se virtytet dhe talentet janë xhevahirët më të shtrenjtë që e zbukurojnë njeriun. Nëse është e vërtetë, atëherë mund të them se gjithë kohën sa rrojti, xhevahirët e tij Dritani i mbajti në mënyrën më të padukshme, nën këmishë. Vetëm një herë i shkëlqeu një diamant i zi dhe kjo ndodhi në mortin e tij. Por doli se, për këtë, edhe opinioni kishte qenë i gatshëm. O atlet i jetës, që e humbe betejën! Sa herë që vdes një njeri si ti, vdekja nuk ka mundur vetëm individin, por tërë njerëzimin.