Eqrem Basha (Dibër, 1948) është një nga zërat më të përmendur të letërsisë kosovare. I njohur si autor i më shumë se 15 veprave autoriale në poezi, prozë, dramë, skenarë filmikë dhe si përkthyes i letërsisë moderne evropiane të shekullit të XX (J.P. Sartre, E. Ionesko, G. Ungaretti, A. Malraux), Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit "…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme" (Robert Elsie).