Padigliones nuk i intereson shumë ana monumentale e Gjergj Kastriotit. Ai ka për qëllim ta paraqesë heroin si nyja e një familjeje të madhe, patriotike, së cilës, ndër të tjera, i detyrojmë edhe simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe. Një prej vlerave më të rëndësishme të veprës së Padiliones, përveç pasurimit të burimeve të albanologjisë, është pohimi i fuqisë dhe energjisë së Kastriotëve për t’u integruar në botë me fytyrën shembullore të Rilindjes Europiane dhe të zhvillimeve qytetëruese që e pasuan atë.