Përmban 3 vëllime — vëll. 1: 388 faqe, vëll. 2: 398 faqe, vëll. 3: 420 faqe. Çmimi 700 & 1000 lekë. Letërsia e Pëllumb Kullës është një letërsi e klasit të parë. Në lëndinat e letërsisë së tij i gjen që të gjitha lulet: rrëfimin e pastër, figurshmërinë, krahasimet e goditura, lirizmin, të papriturat, paradokset, ironinë, abstragimin, një mori burimesh të kristaltë për të ushqyer imagjinatën e gjithçka që e bën letërsinë të pëlqyeshme.