Kalimi nga një shoqëri e masave anonime gjatë diktaturës, tek masivizimi i individualizmit në demokraci, solli edhe disa teprime psikologjike në shtysën njerëzore për vetafirmim. Këtë dukuri shtjellon profesor Pango, duke hyrë me humorin e tij në shumë nga skutat e shoqërisë sonë ku, nën efektet e hipnozës mediatike, përhapen manitë dhe deliret e madhështisë.