Skënderbeu dhe pasardhësit e tij

Skënderbeu dhe pasardhësit e tij

Carlo Padiglione

Përktheu: Reshat Konçi
ISBN 978-99927-797-6-4
138 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2003

Padigliones nuk i intereson shumë ana monumentale e Gjergj Kastriotit. Ai ka për qëllim ta paraqesë heroin si nyja e një familjeje të madhe, patriotike, së cilës, ndër të tjera, i detyrojmë edhe simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe. Një prej vlerave më të rëndësishme të veprës së Padiliones, përveç pasurimit të burimeve të albanologjisë, është pohimi i fuqisë dhe energjisë së Kastriotëve për t’u integruar në botë me fytyrën shembullore të Rilindjes Europiane dhe të zhvillimeve qytetëruese që e pasuan atë.
Historia e Shqipërisë në shekullin XX

Historia e Shqipërisë në shekullin XX

Nina Smirnova

Përktheu: Korab Hoxha
ISBN 978-99943-648-7-1
504 faqe
Çmimi 1000 lekë (1200 lekë, Hard Cover)
Tiranë, 2004

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve. Në bazë të këtij libri qëndrojnë kapituj me material unikale që shpjegojnë kthesat me aq pasoja për historinë tonë të bërë nga shqiptarët po aq sa dhe nga të huajt e afërt dhe të largët...
CIA - historia e shërbimeve sekrete amerikane

CIA – historia e shërbimeve sekrete amerikane

Mario del PERO

Përktheu: Vladimir Bregu
ISBN 978-99943-720-4-1
200 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2005

Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
Urat e së ardhmes

Urat e së ardhmes

Sërgjan Kerim

Përktheu: Rexhep Zllatku
ISBN 978-99943-43-00-9
284 faqe
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2006

... Europa ka nevojë për një balancë të re - balancën e interesave, jo për balancën e forcës. Në këtë kontekst, parimi i vetëvendosjes së popujve nuk duhet të rrezikohet dhe nuk mund të veçohet nga proceset integruese europiane dhe nga ruajtja e balancës dhe e stabilitetit të Europës...
Rënia e Kostandinopojës

Rënia e Kostandinopojës

Steven Runciman

Përktheu: Adrian Doka
ISBN 978-99943-43-10-6
272 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2006

Pas tetë javësh të tmerrshme në të cilat ushtritë dhe makinat e luftës u përballën në një duel përmasash të mëdha, më 29 maj 1453 u shemb perandoria romake e lindjes dhe lindi ajo otomane. Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
Durazzo

Durazzo

Luan Rama

ISBN 978-99943-43-50-8
176 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2007

Durazzo-t, dozhët e purpurt të Republikës së vjetër të Gjenovës, janë padyshim një nga familjet më të shquara të diasporës shqiptare, familje e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj 9 dozhë, 2 kardinalë, 30 senatorë, 16 ambasadorë dhe personalitete të tjera të shkencës, filozofisë, fesë dhe kulturës e artit. Një aventurë e jashtëzakonshme e kësaj familje durrsake, e cila për t’u shpëtuar dyndjeve otomane mori udhët e detit për në drejtim të “Felix Italia”. Rrugës, piratët i bëjnë skllevër, por me të mbërritur në Gjenova ata e fitojnë përsëri lirinë. Në sajë të inteligjencës, kurajës dhe vullnetit, ata do të bëhen shumë shpejt të njohur në historinë e Gjenovës dhe të Evropës. Një libër me ngjarje ku gërshetohen personazhe të njohura të botës së artit nga Rubens e Van Dyck, Mozart, Gluck e deri te Napoleoni dhe perandori Joseph i II-të i Perandorisë austro-hungareze.
Teoria politike perëndimore - tekste dhe lexime nga autorët antikë deri tek iluminizmi

Teoria politike perëndimore – tekste dhe lexime nga autorët antikë deri tek iluminizmi

Lee Cameron Mc Donald

Përktheu: Julian Qineti, Elton Tahirllari
ISBN 978-99943-43-06-8
380 faqe
Çmimi 800 lekë
Tiranë, 2006

Në këtë vepër lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjeve, kufijtë e shteteve dhe besimeve, dhe, që tek e fundit, bën, të ndryshojë edhe njeriun si banor i hapësirës dhe kohës.