Djali që fluturoi me dragonj
Andy ShepherdISBN 978-9928-272-60-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020
Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë.
Ulemi këmbëkryq rreth pemës sonë me fruta dragoi dhe e vëzhgojmë e presim që të lindin dragonjtë tanë. Por duhet t’ju them diçka.
Prandaj vazhdoni të lexoni, sepse nuk e keni dëgjuar ende të gjithë historinë. Se, po ta dëgjonit, mbase nuk do të nguteshit për të rritur vetë një dragua.
“Joshje e parezistueshme...një klasike moderne” - Guardian
Djali që jetoi me dragonj
Andy ShepherdISBN 978-9928-272-61-4
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020
Mirë se erdhët, o të çmendur për dragonj! Ma do mendja se këtë libër e zgjodhët për njërën nga këto dy arsye:
1) Keni dëgjuar që ne rritim dragonj, e ju ka hipur edhe juve në kokë që t’u hyni bëmave me lëshim zjarri.
2) E keni gjetur pemën me fruta dragoi e tani jeni bërë me dragua, por nuk dini se ç’të bëni me të.
Nga e di unë? Se e njëjta gjë na ndodhi edhe neve.
“Lloji i librave që pëlqej unë –i ngrohtë, plot humor dhe ndjenjë” - Polly Faber
Djali që rriti dragonj
Andy ShepherdISBN 978-9928-272-53-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020
Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët!
Ndotin në trahananë e babit? Të ndjekin macen? I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve?
Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?