Roul Xhefersoni Histori të Frikshme nga Shoku Fantastik

Roul Xhefersoni Histori të Frikshme nga Shoku Fantastik

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-63-8
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2021

TREMB VETEN, O TOÇ! Merr një elektrik dore, futu poshtë batanijes dhe kridhu në botën mizore me humor të paparashikueshëm të imagjinatës së Roul Xhefersonit. Do të hasësh zombie, vampirë, fantazma e shumë më tepër në këto rrëfenja jashtëzakonisht komike. Historitë e frikshme të Roulit mund të të mekin gazit, por kujdes... se mund të përfundosh duke fjetur me dritë ndezur!
Roul Xheferson paraqet: Aventurat e shokut fantastik

Roul Xheferson paraqet: Aventurat e shokut fantastik

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-62-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

AVENTURA JU PRET! Prej imagjinatës së Roul Xhefersonit vjen një aventurë e përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar mamin e Rolandit nga Magjistari i Bardhë. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në “Aventurën e një shoku fantastik” të Roul Xhefersonit. Kërkoni për ndonjë aventurë të një tipi krejt tjetër? Atëherë hidhini një sy “Ditarit të një shoku fantastik”, ku historia që të shkul së qeshuri e Roul Xhefersonit ka në qendër të vëmendjes shokun e tij më të ngushtë, Greg Heflin!
Ditari i një shoku fantastik - Ditari i Roul Xhefersonit

Ditari i një shoku fantastik – Ditari i Roul Xhefersonit

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-40-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin "Ditari i një shoku fantastik", sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua, do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun. Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t'ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të. Dhe uroj që t'i pëlqejë edhe shokut tim, Gregut.