Ditari i Gregut 18 - Trudalë

Ditari i Gregut 18 – Trudalë

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-74-4
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2023

Për Greg Heflin, shkolla 9-vjeçare deri tani nuk ka qenë thjesht një shëtitje. Prandaj, kur qyteza kërcënon se do të mbyllë ndërtesat e vjetra, ai nuk zhgënjehet shumë. Por kur Gregu e kupton se kjo do të thotë që nuk do të shkojë më në të njëjtën shkollë me shokun e tij të ngushtë, Roul Xhefersonin, ndërron mendje.
A do të arrijë Gregu me shokët e vet të klasës ta shpëtojnë shkollën nga mbyllja? Apo e gjitha kjo është fillimi i një kapitulli të ri për Gregun?
Ditari i Gregut - Bëje vetë librin

Ditari i Gregut – Bëje vetë librin

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-73-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2023

Një gjë dua ta bëj të qartë që në fillim: ky është Bllok Shënimesh, jo ditar. TANI MUND TË SHKRUANI KRYEVEPRËN TUAJ! Në Ditarin e Gregut Bëje Vetë Librin ju jeni autori, ilustruesi dhe personazhi kryesor. Edhe pse mbushur plot me faqe ndërvepruese, sërish mbeten faqe bosh për të shkruar historinë e jetës sate. Ky libër është gjithçka që ju nevojitet për të krijuar kryeveprën tuaj. Po pavarësisht se ç'bëni, sigurohuni që ta fshihni në një vend të sigurt pasi të mbaroni. Sepse kur të bëheni të pasur e të famshëm, ky libër do të vlejë sa një thesar. Ky botim përmban edhe ilustrime me ngjyra
Ditari i Gregut 17 - Pelenë e tejmbushme

Ditari i Gregut 17 – Pelenë e tejmbushme

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-70-6
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2022

Greg Hefli zbulon se rruga drejt famës dhe lavdisë ka plot vështirësi e pengesa. Kur ai vendos të ngatërrohet me grupin "Pelena e mbushme" të vëllait të vet adoleshent, Rodrikut, nuk e di se ç'e pret. Por mëson shpejt se netët e vona, pagesat e padhëna, zënkat mes anëtarëve të grupit dhe problemet me paratë janë të gjitha pjesë e stilit të jetës së rokenrollit. Do ta ndihmojë Gregu "Pelenën e mbushme" të bëhet legjenda që ata mendojnë se janë? Apo gjithë ajo kohë që harxhoi me grupin e Rodrikut, do të jetë një "Pelenë e tejmbushme"?
Ditari i Gregut 16 - Gjuajtja e hatashme

Ditari i Gregut 16 – Gjuajtja e hatashme

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-66-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2021

Gregu dhe sportet nuk kanë lidhje: Pas një gare katastrofike Ditën e Garave në shkollë, Gregu e ndan mendjen lidhur me karrierën e vet atletike se do të dalë zyrtarisht në pension. Por, pasi mami i lutet që t'i japë sportit edhe një shans, ai pranon në mëdyshje që t’i kushtohet basketbollit. Provat shkojnë keq dhe Gregu është i bindur se nuk do t'ia dalë. Po papritmas gjen një vend shpëtimi në njërën nga skuadrat e qyteti. Ndërsa Gregu me shokët e skuadrës nisin sezonin, mundësitë për të fituar qoftë edhe një ndeshje të vetme janë të pakta. Por në sport mund të ndodhë gjithçka. Kur gjithçka është në fije të perit dhe topi është në duart e Gregut, do të sjellë shpëtimin apo do ta çojë dëm gjuatjen e hatashme?
Ditari i Gregut 15 - Në pikë të hallit

Ditari i Gregut 15 – Në pikë të hallit

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-65-2
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2021

Kur Greg Hefli dhe familja e tij nisen për pushime në një udhëtim me makinë kampingu, të gjithë janë të mprehur për aventurën e jetës. Por planet e tyre ndeshin në pengesa, ndaj përfundojnë te një kamping që s'është tamam parajsë vere. Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lart, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t'i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
Ditari i Gregut 14 - Katastrofë totale

Ditari i Gregut 14 – Katastrofë totale

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-64-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2021

Priten ndryshime të mëdha për Greg Heflin dhe familjen e tij. Po e bëjnë shtëpinë më të bukur! Por me krijesat e paftuara, mykun helmues dhe muret që bien, Gregu zbulon shpejt se restaurimi nuk është ashtu siç pritej...Kur më në fund pluhuri do të davaritet, a do të arrijnë Heflët të qëndrojnë... apo do t'u duhet të largohen nga qyteti?
Ditari i Gregut 13 - Ditë emocionuese

Ditari i Gregut 13 – Ditë emocionuese

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-59-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Kur shkolla e Greg Heflit mbyllet për shkak të dëborës, e gjithë lagjja e tij shndërrohet në një fushëbetejë dimërore. Grupet rivale luftojnë për territore, ndërtojnë fortesa masive dëbore dhe bëjnë luftime epike me topa bore. Dhe në qendër janë Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Bëhet një luftë e ashpër për mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heronj? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, për të parë të nesërmen?
Ditari i Gregut 12 - Pushime në panik

Ditari i Gregut 12 – Pushime në panik

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-54-6
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Greg Hefli dhe familja e tij largohen nga qyteti. Për t'iu shmangur motit të ftohtë dhe stresit të festave që po afrohen, ata vendosin të shkojnë në një ishull tropikal. Ca ditë në parajsë do të ishin një mrekulli për Gregun dhe familjen e tij të rraskapitur. Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?
Ditari i Gregut 11 - Me të gjitha forcat

Ditari i Gregut 11 – Me të gjitha forcat

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-39-3
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastierën dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun në çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet
Ditari i Gregut 10 - S'mban më ujë pilafi

Ditari i Gregut 10 – S’mban më ujë pilafi

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-36-2
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Dikur jeta ka qenë më e bukur. Apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s'është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tensionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Ditari i Gregut 9 - Çomëni në shtëpi

Ditari i Gregut 9 – Çomëni në shtëpi

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-33-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzinës, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur – nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë – dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar lehtë.
Ditari i Gregut 8 - Fat i mbrapshtë

Ditari i Gregut 8 – Fat i mbrapshtë

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-31-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Greg Hefli është në një periudhë dështimesh. Shoku i tij i ngushtë, Roul Xhefersoni, e ka braktisur dhe të gjesh shokë të rinj në shkollën 9-vjeçare, është thuajse e pamundur. Për të kthyer rrotën e fatit, Gregu vendos t'i hyjë rrugës së besimit dhe t'ia lërë vendimet e tij rastësisë. A do të marrin fund mbrapshtitë me një rrotullim zaresh, apo jeta e Gregut është e taksur për t'u kthyer në një histori tjetër fatkeqe?
Ditari i Gregut 7 - Mbërrijnë telashet

Ditari i Gregut 7 – Mbërrijnë telashet

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-19-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2018

Dashuria është në ajër... por ç'do të thotë kjo për Greg Heflin? Një mbrëmje vallëzimi në shkollë ditën e Shën Valentinit ia ka kthyer botën përmbys. Ndërsa Gregu heq keq për të gjetur një partnere, e bren meraku se mos mbetet jashtë në të ftohtë natën e madhe. Edhe shoku i tij më i ngushtë, Rouli, nuk ka më shumë shpresa, por ky është një ngushëllim i vogël. Një kthesë e papritur i jep Gregut një partnere për të kërcyer dhe e lë jashtë Roulin. Por plot gjëra mund të ngjasin brenda një nate dhe, në fund, nuk ke nga ta dish asnjëherë se kush do të jetë me fat në dashuri.
Ditari i Gregut 6 - Secili për vete

Ditari i Gregut 6 – Secili për vete

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-99-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2018

Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por, kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora, ai do të përballet me muzikën, por a ka dënim më të keq se të ngecesh brenda me familjen tënde në ditët e pushimit?
Ditari i Gregut 5 - E vërteta e hidhur

Ditari i Gregut 5 – E vërteta e hidhur

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-77-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2017

Greg Hefli gjithnjë ka dashur të rritej sa më parë. Por a nuk është çmenduri të jesh i rritur? Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh– dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "të vërtetën e hidhur"?
Ditari i Gregut 4 - Ditë qeni

Ditari i Gregut 4 – Ditë qeni

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-60-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2017

Janë pushimet e verës... moti është i shkëlqyer dhe gjithë fëmijët kënaqen përjashta. Po Greg Hefli ku është? Brenda në shtëpi, duke luajtur videolojëra me perde të mbyllura. Gregu, që e pranon edhe vetë që është “shtëpiak”, na shpalos fantazinë e tij për verën: asnjë përgjegjësi dhe asnjë rregull! Por mami i Gregut e mendon ndryshe verën e përkryer... plot me veprimtari jashtë shtëpisë dhe sëbashku “si familje”. Plani i kujt do të fitojë? Apo një pjesëtar i ri në familjen Hefli do të ndryshojë gjithçka?
Ditari i Gregut 3 - U mbush kupa

Ditari i Gregut 3 – U mbush kupa

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-40-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016

Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Ditari i Gregut 2 - Rregullat e Rodrikut

Ditari i Gregut 2 – Rregullat e Rodrikut

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-19-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016

Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t'i nxjerrë sekretet... sidomos kur plekset një ditar në këtë mes "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Ditari i Gregut 1 - Një tregim me skica

Ditari i Gregut 1 – Një tregim me skica

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-128-91-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2015

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjë ra si “I dashur ditar kë shtu” a “I dashur ditar ashtu”! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme.