Deni Dingëll - Mirënjohje GAZrore

Deni Dingëll – Mirënjohje GAZrore

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-58-4
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Si t’ia bësh për të fshehur një operacion spiunazhi supersekret? Mund të përdorësh pushimet e mërzitshme familjare “për t’i maskuar”! (S’DO MEND). GTSH është banda e re muzikore super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmendet pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë s idës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune?
Deni Dingëll - Këmbëhekuri i Fuqishëm

Deni Dingëll – Këmbëhekuri i Fuqishëm

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-57-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Deni Dingëlli – i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake – është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ngordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... OPALA! Në vend që të ndodhë kjo, ndodh që të vihet në provë të rëndë miqësia mes tyre. A mundet që ndërtimi i robotit shpartallues më të fuqishëm në botë ta rikthejë miqësinë mes tyre?
Deni Dingëll - Avioni i Drejtësisë

Deni Dingëll – Avioni i Drejtësisë

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-56-0
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

MË NË FUND, pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRA! Një kongres fantashkence dhe një konkurs makinash fluturuese, ua rriti shpresat Denit dhe Persit, të cilët mezi presin t’i bien në sy Surrathekurit. Por mami ka thurur të tjera plane për ta. (Nëse do një verë të qetë e pa andralla, besoja asaj!) Tashmë, ajo që ka rëndësi është pyetja: a do të jetë kampi veror aq I TMERRSHËM sa duket?
Deni Dingëll - Nëndetësja Supersonike

Deni Dingëll – Nëndetësja Supersonike

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-55-3
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer FANTASTIK, vjen sërish, dhe këtë herë; ai do t’u bashkohet SKAUTISTËVE! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?) Teksa përballen në një kamp të rrezikshëm në Skocinë “me diell”, a do të munden Deni dhe Persi të shpëtojnë? Dhe, mbi të gjitha, a do mundet Deni të ndërtojë nëndetësen supersonike më të paparë TË TË GJITHA KOHËRAVE? Për ta zbuluar lexoni këtë libër plot me aventura!
Deni Dingëll - Makina e Hekurt

Deni Dingëll – Makina e Hekurt

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-52-2
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Njihuni me Deni Dingëll, ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha) - spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero, Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig. (Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?