Gjarpri i shtëpisë
Arian LekaISBN 978-99927- 797-5-6
264 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2002 (botimi i parë) / 2004-2005-2006 ribotime
I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani “Gjarpri i shtëpisë”. Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë. Motivi kryesor është ikja: ikja nga mosha ikja nga jeta, arratia nga ajo botë që ke krijuar vetë, por që nuk të pëlqen më të jesh. Megjithatë, më e rëndë se ikja është përzënia. Përmes jetës dyfishe të një detari, jetë kjo e kaluar sa në tokë edhe mbi e nën det, autori ia del të operojë me të gjitha shtresëzimet psikologjike të personazhit, dhe përmes një narracioni të ngjeshur si dhe tekstit të plotë i ofron lexuesit një roman postmodern me disa rrafshe leximi. Një vlerë e përmendur e këtij romani është edhe gjuha mjaft e pasur dhe dialogët e qartë dhe gati “filmikë”.
Fabula rasa
Agron TufaISBN 978-99943-637-8-6
224 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2004
“Proza e Tufës është më e bukura që më ka qëlluar të lexoj në këto dhjetë vjetët e postkomunizmit.” Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.
Gjaku im i errët
Zija ÇelaISBN 978-99927- 797-3-X
72 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë 2003
Proza e shkurtër është thelb e tharm.
Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Las varrezas
Zija ÇelaISBN 978-99943-695-8-X
288 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2005
Proza e Zija Çelës mund të merret model ilustrativ për vrojtime teotike narrative, sidomos në lidhje me intertekstualitetin, që konsiderohet si një veçori e postmodernizmit në prozë. Në këtë rrugë, Zija Çela provon mjeshtërinë e vet në zotërimin e dy kategorive themelore të poetikës narrative, të kohës dhe të hapësirës, dhe Çela dëshmohet si i tillë, si mjeshtër I vërtetë në prozën bashkëkohore shqiptare.
Për dashurinë shkruhet pas vdekjes
Zija ÇelaISBN 978-99943-43-12-6
320 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2007
Thonë se virtytet dhe talentet janë xhevahirët më të shtrenjtë që e zbukurojnë njeriun. Nëse është e vërtetë, atëherë mund të them se gjithë kohën sa rrojti, xhevahirët e tij Dritani i mbajti në mënyrën më të padukshme, nën këmishë. Vetëm një herë i shkëlqeu një diamant i zi dhe kjo ndodhi në mortin e tij. Por doli se, për këtë, edhe opinioni kishte qenë i gatshëm. O atlet i jetës, që e humbe betejën! Sa herë që vdes një njeri si ti, vdekja nuk ka mundur vetëm individin, por tërë njerëzimin.
Sos një buzëqeshje
Zija ÇelaISBN 978-99956-29-00-7
272 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2009
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja. Romani i tij paraardhës, “Las Varrezas”, thellësisht shqiptar e po aq universal, është një kryevepër e groteskut dhe e tragji-komizmit letrar. Një roman krejt i veçantë nga gjithë çfarë kemi lexuar deri më sot në letërsinë shqipe. Një shkrepje e rrallë, fort e rrallë, një nga ato gjetjet me të cilat edhe autori më fatlum mund të ndeshet një herë në njëqind vjet.
Porfida
Mira MeksiISBN 978-99943-887-1-1
232 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2006
Ky është romani i dytë që lexuesit shqipfolës i vjen në dorë nga Mira Meksi. Ky roman është përpunim dhe zgjerim i një tregimi të botuar më 2002, porse përpunimi artistik shumëplanësh është i përmasave të tilla, sa mes tregimit të hershëm dhe romanit të tanishëm s’përqokin përpos se në largësi farefisnie prej disa breznish.
E kuqja e demave
Mira MeksiISBN 978-99956-29-32-8
144 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2009
E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrëndhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve,e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit. Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.
Skandal
Ylli PangoISBN 978-99956-29-25-0
152 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2009
Një rast i bujshëm e i shumëdebatuar shkeljeje të privatësisë. Një inskenim mediatik? Kurth politik? Deliri kolektiv i purifikimit që e pasoi për një kohë të gjatë, na paraqiti një shoqëri problematike, sidomos në nivelet e larta. Ky skandal pati viktimë një njeri që nuk i pëlqen roli i viktimës, ndërsa ky libër është versioni i tij, me zë të fortë. Urreje, adhuroje ose harroje, por mos bëj sikur s’e dëgjove.
Vip
Ylli PangoISBN 978-99956-29-11-3
176 faqe
Çmim 600 lekë
Tiranë 2010
Kalimi nga një shoqëri e masave anonime gjatë diktaturës, tek masivizimi i individualizmit në demokraci, solli edhe disa teprime psikologjike në shtysën njerëzore për vetafirmim. Këtë dukuri shtjellon profesor Pango, duke hyrë me humorin e tij (dhe me vëmendjen e mprehtësinë që lyp humori) në shumë nga skutat e shoqërisë sonë ku, nën efektet e hipnozës mediatike, përhapen manitë dhe deliret e madhështisë.
Shtëpia e mallit
Eqerem BashaISBN 978-99956-29-09-9
172 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009
Eqrem Basha (Dibër, 1948) është një nga zërat më të përmendur të letërsisë kosovare. I njohur si autor i më shumë se 15 veprave autoriale në poezi, prozë, dramë, skenarë filmikë dhe si përkthyes i letërsisë moderne evropiane të shekullit të XX (J.P. Sartre, E. Ionesko, G. Ungaretti, A. Malraux), Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit “…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme” (Robert Elsie). Vepra të tjera nga Eqrem Basha: Opuset e Maestros (1971), Shëtitje nëpër mjegull (1971), Stacionet e fisnikëve (1972), Polip – ptikon (1974), Yjedet (1977), Mëngjesi i një pasditeje (1978) , Atleti i ëndrrave të bardha (1982), Udha qumështore (1986), Brymë në zemër (1989), Zogu i zi (1995), Dyert e heshtjes (2001), Alpinisti (2004)
Dënesje në dru
Lazër STANIISBN 978-99943-648-9-8
136 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005
Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar. Kjo vërehet si nga fillimi i tregimeve, ashtu edhe në fund të tyre, ku në vend të mbylljes, hapet mundësia e rifillimit të tregimit nga ana e lexuesit.
Ikje nga shtrati
Alban BALAISBN 978-99943-695-0-4
128 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005
Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Këto tekste intensive dhe befasuese për veçanësinë subjektive, për stilet e rrëfimit e për larushinë e gjuhës, na tregojnë se pritja ka vlejtur, si për autorin ashtu dhe për lexuesin.
Sy
Ardian - Christian KyçykuISBN 978-99943-43-53-9
224 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2007
Prozatori i ri, siç i thonë disa, është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, qëlëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qënieje racionale të ardhur nga një tjetër botë. Corneliu Vlad
Përmes krijimtarisë së gjerë, Ardian-Christian Kyçyku na ka bindur tanimë se është një qendër rëndese, larg, por jo jashtë letërsisë sonë. Subjektet e tij ushqejnë dilemën e hershme se fantazitë pjellin realitete dhe se bota ekziston veç për t’u shpallur si libër. Po, përtej fantazisë së harlisur dhe lojës për ta zhbërë pikën që ndan të trilluarën nga realja, Kyçyku zotëron atë mjeshtëri që mbase është më e vështira për të gjithë prozatorët; ngjizjen e kompozicionit. Arian Leka
Përmes krijimtarisë së gjerë, Ardian-Christian Kyçyku na ka bindur tanimë se është një qendër rëndese, larg, por jo jashtë letërsisë sonë. Subjektet e tij ushqejnë dilemën e hershme se fantazitë pjellin realitete dhe se bota ekziston veç për t’u shpallur si libër. Po, përtej fantazisë së harlisur dhe lojës për ta zhbërë pikën që ndan të trilluarën nga realja, Kyçyku zotëron atë mjeshtëri që mbase është më e vështira për të gjithë prozatorët; ngjizjen e kompozicionit. Arian Leka
Koha e shegës
Naim dhe Sami FlamuriISBN 978-99943-43-60-7
372 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2007
Ishte fati ynë gjithë ç’ka do të lexoni në këtë libër. Dhe historitë që fillojnë me fatin tonë, fatin e një familjeje, ndërthuren e lidhin histori të tjera, më të mëdha, mbipersonale, që nga gjetja e varrit të humbur ku prehet shtati i motrës së Skanderbegut, që prej të dhënave mbi Otellon - Arapin e Venetikut që shkroi Shekspiri dhe që lidhen me vendlindjen tonë apo Servantesin e Don Kishotit - Servetin e Ulqinit. Do të gjeni të mpleksur me fatin tonë edhe fakte mbi Sabatai Zevin - Mesinë e pritëm apo të rremë, mbi tatalocin tonë mbrojtës - Gjon Bdek Buzukun (Buz-Ujkun) dhe lidhjen e tij me ne, sigurisht përmes Ulqinit (Ujk-Ulkinit), histori nga kisha e Shasit dhe liqene të fshehura nga syri i botës si edhe shumë e shumë ndodhi pak të njohura, të njohura e të panjohura krejt, që këto vise të bekuara ruajnë duke u hapur që prej kështjellës gjer në det, që nga AnaMali e gjer në grykëderdhje të Bunës, nga Qielli në Tokë.
Weekend i mallkuar në Bruksel
Albert NikollaISBN 978-99943-604-2-6
144 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2004
Romani nis me vrasjen e një gazetari, Mati Reas, dhe mes jetës që vazhdon dhe kësaj vrasjeje që trondit opinionin, ka intriga, para, drogë, prostitucion, zvetënim moral, rënie, brerje, mëkate fëminore të një shoqërie që rilind përmes gabimit. A duhet t’i thotë gazetari ato që dëgjon? A duhet t’i shkruajë e t’ia shpallë botës ato që di? Ky roman, herë autobiografik,herë horror dhe herë-herë satirik, na ofron botën e njerëzve që na “gatuajnë” përmes lajmeve dhe fatin e një shoqërie që filtrohet përmes tyre.
Afresk kritik
Erion KristoISBN 978-99943-868-2-4
160 faqe,
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006
Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht, një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave. Duhet të mësojmë të thurim një kritikë konstruktive, pa e mohuar të drejtën për të dalluar ndonjë gabim.
Libri i vdekjes
Erion KristoISBN 978-99956-29-53-3
176 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2010
Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes. Janë shkruar gjithmonë libra kushtuar vdekjes reale dhe vdekjes metafizike, ku veçohen poema madhështore e Walt Whitman “Kapiten, o kapiteni im”, dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës “Las Varrezas”. Por ky libër nuk i kushtohet thjesht vdekjes. Ai përpiqet ti avitet vdekjes sonë të përditshme, kësaj makinerie që nuk resht së punuari edhe kur ne flemë, madje.
Proza e Kutelit
Behar GjokaISBN 978-99943-648-0-4
176 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2004
“Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillë, nuk i përket plotësisht apo mbetet mik triditësh, vetëm për kalim, kudo të vendoset mbrenda kllapëve të izmave.”
Pesë drama dhe një korn anglez
Stefan ÇAPALIKUISBN 99927- 866-8-X
176 faqe
Çmimi 400 lekë
Tiranë 2003
Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët. Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare. Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Teatri kjo lojë magjepëse – vëll. 1, 2, 3
Pëllumb KullaISBN 978-99943-43-49-2 / ISBN 978-99943-43-48-5 / ISBN 978-99943-43-47-8
388 faqe; 398 faqe; 420 faqe
Çmimi 700 & 1000 lekë
Tiranë, 2007
Letërsia e Pëllumb Kullës është një letërsi e klasit të parë. Në lëndinat e letërsisë së tij i gjen që të gjitha lulet: rrëfimin e pastër, figurshmërinë, krahasimet e goditura, lirizmin, të papriturat, paradokset, ironinë, abstragimin, një mori burimesh të kristaltë për të ushqyer imagjinatën e gjithçka, gjithçka që e bën letërsinë të pëlqyeshme. Vetë Kulla, në shënimet e tij të botuara, e veçon Kol Jakovën si mjeshtër të kompozimit dramaturgjik, por ne mund të themi se edhe ky vetë është jo më pak i tillë në letërsinë e tij për skenën. Maku Pone
Pasqyrë për eskilin 1 Panoramë për shekspirin 2 Panoramë për shekspirin 3
Fadil PaçramiISBN 978-99943-43-97-3 / ISBN 978-99943-43-98-0 / ISBN 978-99943-43-99-7
152 faqe; 400 faqe; 280 faqe
Çmimi 600 lekë, 1000 lekë, 800 lekë
Tiranë, 2008
Bëhet fjalë për tri veprat e para: Pasqyrë për Eskilin (Vepra 1); Panoramë për Shekspirin (Vepra 2); Panoramë për Shekspirin (Vepra 3). Fadil Paçrami ofron kontributin e tij edhe në lëmë të analizës dhe komentit letrar. Janë 7 vepra të Eskilit dhe 11 vepra të Shekspirit, që merren në shqyrtim dhe analizohen perms metodës krahasuese, komenteve stilistike e përmbajtësore të cilat, sipas tipologjisë së lëndës që botohet nën shënimin - Tekste e Komente - u drejtohen kryesisht lexuesit të niveleve universitare e shkollore. Në botimin e këtyre veprave është respektuar pa ndërhyrje dhe retushime koha në të cilën këto vepra u shkruan si dhe koncepti që autori ka dashur të paraqesë në këtë ftesë për lexim.